Kongresmeni amerikan thirrje katër shteteve të NATO-s për njohjen e Kosovës

Nga A2 CNN
14 Maj 2026, 11:17 | Kosova

Kongresmeni amerikan thirrje katër shteteve të NATO-s për

Kongresmeni amerikan Keith Self u ka bërë thirrje katër shteteve anëtare të NATO-s, që nuk e njohin Kosovën, që ta njohin atë, shkruan A2CNN.

Kongresmeni vë në dukje se integrimi i plotë i Kosovës në strukturat euroatlantike është thelbësor për stabilitetin e rajonit.

Self vuri në dukje faktin që Kosova është një nga partnerët evropianë më besnikë të Shteteve të SHBA-ve. 

Përderisa Greqia, Rumania, Spanja e Sllovakia refuzojnë ta njohin aleatin tonë në Ballkan, atëherë s’do të ketë rrugë drejt aspiratës së Kosovës për anëtarësim në NATO. Këto partnere të NATO-s i bashkohen Kinës, Rusisë dhe Serbisë në refuzimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kosova ka dëshmuar një përkushtim të qartë ndaj stabilitetit rajonal dhe harmonizimit strategjik me NATO-n. Shtimi i saj në aleancë do të shërbente si kundërshpeshë e domosdoshme për të penguar kundërshtarët tanë dhe për të parandaluar një katastrofë tjetër globale në Ballkan siç ka ndodhur në të kaluarën”, ka thënë Self në seancë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos