
Komisionerja për zgjerim e BE, Marta Kos, ka mbërritur në kryeministri për takim me kryeministrin Albin Kurti. Paraprakisht Kos u takua me ushtruesen e detyrës së presidentit Albulena Haxhiu.
Zyra e Kryeministrit ka lajmëruar më herët se rreth orës 10:45 pritet të mbahet një konferencë e përbashkët për mediat.
Vizita e së premtes në Kosovë do të jetë e para për komisioneren për zgjerim në BE, që kur ka marrë detyrën në vitin 2024. (A2 Televizion)