Zgjedhjet e 7 qershorit, partitë në Kosovë publikojnë listat e kandidatëve, surpriza te LDK-ja

Nga A2 CNN
13 Maj 2026, 12:35 | Kosova

Zgjedhjet e 7 qershorit, partitë në Kosovë publikojnë listat

Lëvizja Vetëvendosje, LDK, PDK, dhe AAK kanë publikuar listat e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, shkruan A2CNN. 

Albin Kurti do t’i prijë listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani do të jetë në krye të listës së LDK, ndërsa Bedri Hamza do jetë kryesuesi në listën e PDK-së.

Vlen për t’u theksuar që në 10 vendet e para të LDK-së mungojnë emra si Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami. Hoti do të mbajë numrin 11 dhe Bajrami numrin 12.

Nuk ka surpriza te VV-ja ku në 10 vendet e para janë edhe Glauk Konjufca, Donika Gërvalla, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari Lila, Hajrulla Çeku e Shqipe Memeti Selimi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos