Kurti paralajmëron opozitën, ‘’Po hyjmë në spirale zgjedhore, e nevojshme të merremi vesh!’’

Nga Rosalba Bejdo
22 Prill 2026, 22:08 | Kosova

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar të mërkurën se Kosova do të detyrohet të mbajë zgjedhje të “njëpasnjëshme” parlamentare, nëse partitë politike nuk arrijë dakordësi për Presidentin, kur kanë mbetur më pak se një javë nga mbarimi i afatit kushtetues për këtë çështje.

Kurti tha për gazetarët se zgjedhjet e reja gjithashtu do t’i kushtonin vendit humbje në vlerë dhjetëra milionë euro.

Nëse shkojmë në zgjedhje të reja, nuk do të kemi zgjidhje, meqenëse sërish do të na duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, e pas atyre sërish do të na duhet të shkojmë në zgjedhje të reja. Unë nuk e di se si mund t’i kemi 80 deputetë, prandaj është e domosdoshme të merremi vesh”.

Deklaratat e Kurtit vijnë dy ditë pas dështimit të bisedimet mes tij dhe liderëve të dy partive kryesore opozitare, Bedri Hamzës së PDK e cila ka 22 vende në Kuvend, dhe Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës që mban 15 ulëse.

Kurti i ofroi LDK-së së Abdixhikut postin e zëvendëskryeministrit, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri Ministri të tjera të paspecifikuara. Ndërkohë që një ofertë tjetër, ishte ajo e kryetarit të kuvendit. Që të dyja këto propozime u hodhën poshtë nga Abdixhiku.

Ndërkohë, në të njëjtën ditë, pas dështimit të marrëveshjes me Abdixhikun, kreu i PDK-së Bedri Hamza e hodhi poshtë si “joserioze” ofertën e Kurtit që partia e tij ta ketë kryeparlamentarin në një ujdi me Lëvizjen vetëvendosje.

Abdixhiku tha se nuk do të takohej më me Kurtin, ndërsa Hamza e quajti të “përfunduar” kontributin e partisë së tij për çështjen e presidentit.

Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy raundet e para të votimit, apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet. Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit skadon më 28 prill dhe nëse deri atëherë nuk zgjidhet një president, Kosova do të mbajë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos