Kurti takon Abdixhikun: Ka vullnet për pajtim lidhur me çështjen e presidentit

Nga Rosalba Bejdo
18 Gusht 2026, 19:28 | Kosova

Kurti takon Abdixhikun: Ka vullnet për pajtim lidhur me

Pas rreth dy orësh bisedime për të gjetur një zgjidhje mbi çështjen e presidentit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sinjalizuan se nga të dyja palët ka vullnet për pajtim.

Kurti u shpreh optimist dhe i cilësoi si shumë serioze bisedimet me Abdixhikun, ish-presidenten Vjosa Osmani dhe nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri. Ai tha se nuk ishte diskutuar për emra të veçantë për presidentin, por për profilin potencial që ai duhet të ketë.

 “Shqyrtuam e diskutuam kriteret për figurën e presidentit apo presidentes së re, nga shumë kënde dhe disa rrafshe. Por, në veçanti, sa i përket vlerave dhe kontributeve në shoqëri, për kombin mbarë. Besoj që mirëbesimi që kemi dhe vullneti i qartë për të arritur marrëveshje, duhet të na bëjnë optimistë.”, tha Kurti.

Abdixhiku, ndërkaq, tha se dy partitë do të zhvillojnë diskutime brenda strukturave të tyre dhe se në takimin e ardhshëm do të bisedojnë për emra konkretë.

 “Bisedimet u zhvilluan pasi Abdixhiku njoftoi se nuk dëshiron marrëveshje politike me Kurtin për formimin e institucioneve të reja, por shtoi se është i hapur për mbështetjen e një kandidati konsensual, jopartiak për postin e kreut të shtetit.”, tha Abdixhiku.

Sinjalet pozitive vijnë pas refuzimit të partive kryesore të opozitës për t’iu bashkuar një takimi me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiu.

PDK-ja dhe AAK-ja po këmbëngulin në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, ndërsa Vetëvendosje e Kurtit ka thënë se më parë duhet të arrihet një marrëveshje politike për të zgjidhur krizën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos