Kurti takon Abdixhikun: Të ecim bashkë përpara për konstituimin e Kuvendit

Nga Rosalba Bejdo
18 Gusht 2026, 18:40 | Kosova

Kryeministri në detyrë Albin Kurti u shpreh optimist pas takimit të zhvilluar me përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të gjetur zgjidhje për çështjen e presidentit.

Ai i cilësoi si shumë serioze bisedimet me kreun e LDK, Lumir Abdixhiku, ish presidenten Vjosa Osmani dhe nënkryetarin, Lutfi Haziri.  Kurti tha se nuk ishte diskutuar me emra të përvecëm për presidentin, por për standardet që ai duhet të ketë.

Shqyrtuam e diskutuam kriteret për figurën e presidentit apo presidentes së re, nga shumë kënde dhe disa rrafshe. Por, në veçanti, sa i përket vlerave dhe kontributeve në shoqëri, për mbarë kombin.”, ishin fjalët e Kurtit. Sipas tij, bëhet fjalë për një vendim tejet të rëndësishëm, dhe se pas këtij takimi do të zhvillojnë kosultime me subjektet përkatëse politike.

  “Besoj që mirëbesimi që kemi dhe vullneti i qartë për të arritur marrëveshje, duhet të na bëjnë optimistë” shtoi më tej Kurti.

Bisedimet u zhvilluan pasi Abdixhiku njoftoi se nuk dëshiron marrëveshje politike me Kurtin për formimin e institucioneve të reja, por shtoi se është i hapur për mbështetjen e një kandidati konsensual, jopartiak për postin e kreut të shtetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos