Republika e Tretë për Kosovën, ish-zv.kryeministri tregon planet që ka Albin Kurti: Shtet komunist

Nga A2 CNN
13 Gusht 2026, 18:00 | Kosova

Ish-zv.kryeministri i Kosovës Haki Abazi, duke duke folur në emisionin “Ditari i Pasdites" nga Pandi Gjata në A2CNN ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke pretenduar se ky i fundit synon krijimin e një Republike të Tretë në Kosovë. Sipas Abazit, Kurti synon të tregojë funksionimin e një shteti të ri komunist në Ballkan, ku ndër të tjera Kushtetuta e Ahtisarit synohet që të jetë jofunksionale.

Ne kemi të bëjmë me një moment kritik, absolutisht kritik për Republikën e Kosovës, dhe kjo është data e shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale të Dhomave të Specializuara, për të cilat unë mendoj që Kurti është duke bërë kalkulimin që në rast të një eskalimi të situatës për shkak të njërës ose tjetrës si vendim i marrë atje, të përfitojë politikisht për të arritur qëllimin e tij përfundimtar, që është abulimi i instituconeve të Republikës, për të krijuar një Republikë të tretë në bazë të parametrave imagjinativë që ka përcaktuar në kokën e tij. Ideja e Republikës së tretë është që kjo që ata e quajnë Kushtetutë e Ahtisarit të vihet në pozicion jofunksional dhe të shpallë në mënyrë të befasishme, apo edhe të kontrolluar një republikë që funksionon mbi baza cfarë mendon Kurti, me paramentrat dhe përcaktimet e një të majte ekstreme. Kurti është i interesuar të limitojë të drejtat e funksionimit të një shoqërie demokratike dhe të jetë sa më autokratike, për t’i treguar botës së Barcelonës dhe të mobilizimeve të majta ekstreme, se Kurti ka arritur të bëjë një republikë që tregon funksionimin e një shteti të ri komunist në Ballkan. Është projekt konkret, absolutisht”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos