Raporti për punën e Kuvendit, Opozita akuzon VV: Nuk pati qëllim të zgjedhë presidentin

Nga Ideal Gola
12 Maj 2026, 19:13 | Kosova

Legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Kosovës u mblodh vetëm 24 herë gjatë muajve shkurt–prill.

Ndonëse pati një sërë ligjesh që u miratuan, çështja e presidentit, e cila u bë shkak për shpërndarjen e tij, shihet si një nga momentet më negative të funksionimit.

Në një raport të publikuar të martën nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, mazhoranca u kritikua se ftonte seanca pa marrëveshje politike, ndërsa mungonte transparenca për takimet.

“Procesi për zgjedhjen e presidentit ishte një nga episodet më problematike të kësaj legjislature. Ai u zhvillua pa marrëveshje politike, pa transparencë dhe në kundërshtim me rregullat kushtetuese. Seancat u thirrën edhe pse mungonin votat e nevojshme, ndërsa në disa raste u cenua seriozisht ligjshmëria dhe legjitimiteti i procesit.”

“Për akuzat për mungesë konsensusi politik, Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar takime me partitë opozitare dhe ka kërkuar vazhdimisht bashkëpunim institucional. Konsensusi nuk mund të ndërtohet vetëm nga njëra palë; normalisht duhet të jemi të gjithë të përfshirë.”

PDK, LDK dhe AAK kritikuan Vetëvendosjen se nuk pati asnjëherë qëllim për të zgjedhur presidentin.

Sipas tyre, edhe ligjet që u miratuan më shumë i ngjanin një fushate elektorale.

“Që nga fillimi i kësaj legjislature është parë që shumica parlamentare më tepër e ka pasur synim përgatitjen për zgjedhje të reja sesa një agjendë serioze legjislative apo qeverisëse.”

Si deputetë nuk e kemi pasur prej fillimit ndjenjën që do të shkojmë në zgjedhje, por kjo tregon vërtet për një planifikim të shkuarjes në zgjedhje dhe për një mosgatishmëri për parimet kryesore demokratike që janë marrëveshjet politike dhe konsensusi.”

Edhe në atë periudhë para vendimit të Gjykatës Kushtetuese, edhe pas, në dy ditët e fundit kemi folur për president. Domethënë, gjithçka që ka ndodhur, konsultimet paraprake për zgjedhjen e presidentit kanë qenë një spektakël publik për qëllime politike, pa u synuar kurrë konsensusi.”

Për herë të parë, Kosova detyrohet të shkojë në zgjedhje të parakohshme për arsye se Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos