Njësitet më elitare të Policisë së Kosovës sërish në protestë, i parashtrojnë Kurtit 14 kërkesa

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2023, 13:47 | Aktualitet

Njësitet më elitare të Policisë së Kosovës

Njësitet më elitare të Policisë së Kosovës, bashkë me Sindikatën e Policisë, kanë dalë sot sërish në protestë përpara Kryeministrisë. Ato kanë parashtruar 14 kërkesa që nisin që nga përmirësimi i kushteve të punës e deri tek pagesat ekstra për orët përtej orarit apo një trajtim i veçantë edhe për familjarët e efektivëve.

Referuar mediave vendase, kërkesat e tyre i ka shpalosur Kryetari i Sindikatës, Imer Zeqiri. Zeqiri i quajti këto kërkesa si legjitime, për rrjedhojë thotë se Forcat Speciale presin që Qeveria t’i ftojë në takim për të gjetur një zgjidhje.

Protesta ka zgjatur për rreth 30 minuta, e ndërsa kjo nuk është hera e parë që ato kanë dalë në protestë ku kërkojnë kushte më të mira.

14 kërkesat e parashtruara
-Përmirësimi i kushteve të punës në përgjithësi, siç janë: veshmbathjet, mjetet e punës, mjetet logjistike, objekte policore, duke pasur parasysh se disa objekte policore, automjete dhe pajisje të tjera të domosdoshme për kryerjen e detyrave zyrtare nuk i plotësojnë kushtet minimale për punë.

-Rrezikshmëria për zyrtarët policorë të jetë permanente dhe të mos varet vetëm nga një vend apo lokacion si dhe kërkojmë që shtesa për rrezikshmërinë në punë të jetë 25 deri në 50 përqind e pagës bazë dhe të formohet një komision i cili do të bëjë rivlerësimin e nivelit dhe kategorizimin e shtesave për rrezikshmëri.

-Përfshirja e njësive të caktuara në shtesën për kushte në tregun e punës

-Ligji për pensionim në moshën 55-vjecare të jetë i njëjtë me Ligjin për FSK’në

-Sigurimin jetësor dhe rritjen në fondin e buxhetit të Policisë për shërbime shëndetësore , me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për barna dhe shpenzime tjera

-Invadiliteti i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët janë lënduar gjatë kryerjes së detuyrës zyrtarë, kërkojnë që të krijohet nmjë fond apo caktimi I një shume apo mjete financiare për shkallën e invadilitetit.

-Përfshirja e stafit civil në shtesën për punë specifike

-Shujta ditore për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe jo në mënyrë selective, por për të gjithë barabartë.

-Pagesa e udhëtimit të atyre që udhëtojnë larg nga vendbanimi  deri në punë

-Shtesa për fundvit e vlerës së një page për të gjithë ata që kanë treguar performancë të mirë gjatë tërë vitit. Këtë e bazojmë në vendimin juridik të Gjykatës Supreme.

-Rikthimi i përvojës së punës për vite në 0.5 siç ka qenë dhe poashtu njohja e kualifikimit shkollor

-Të rikthehet paga përcjellëse për zyrtarët që pensionohen

– Të lejohet një pagë për të gjithë pjesëtarët e policisë të cilët mund të kenë rast vdekje në familjen e ngushtë

-Përkujdesja për mirëqenien e për familjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët kanë rënë në krye të detyrës zyrtare apo janë lënduar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, si psh shkollimi i fëmijëve, punësimi i njërit nga fëmijët apo anëtarët e familjes së ngushtë dhe sigurimi i vendbanimit, nëse nuk kanë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos