“Vuçiçin po ma bëjnë si djallin”, Petkoviç: Në Prishtinë i bien daulleve të luftës, armët në duar

Nga Xhevahir Qardaku
8 Korrik 2024, 19:59 | Kosova

Serbia përpiqet sërish që ta fajësojë Kosovës se po kërkon luftë në rajon. Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Beogradit, Petar Petkoviç, ka bërë një reagim për të mbrojtur presidentin e tij, duke shprehu shqetësim dhe pikëllim për faktin që Aleksandër Vuçiç po demonizohet. I nxitur nga intervista e ministres së jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, që akuzon liderin serb se “është dora e zgjatur e Putinit” dhe se i pandëshkuar nga perëndimi mund të shpërthejë një luftë në rajon, Petkoviç pretendon pa fakte se luftërat e fundit dhe spastrimi etnik i serbëve është kryer nga Albin Kurti.

“Kur nuk mund të flasin për suksese ekonomike, për projekte e punë të reja sepse janë emra mendorë, as për paqe e kompromis sepse këto janë koncepte të ndaluara për ta, në Prishtinë i bien daulleve të luftës dhe i tundin armët sërish për të mbuluar gjurmët e tyre dhe politikat e tyre katastrofike, gjithashtu për të shmangur formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, i cili u nënshkrua dhe u dakordua në dialog 11 vjet më parw.”

Petkoviç vazhdon pretendimet e tij për intervistën e Gërvallës në median kroate “Večernji List” duke shkruar se kjo është pasqyrë e urrejtjes dhe obsesionit ndaj Vuçiçit.

“Ne do të vazhdojmë të ruajmë paqen dhe të avokojmë për kompromis dhe normalizim të qëndrueshëm të marrëdhënieve, dhe le të vazhdojë Prishtina të përhapë urrejtje dhe intolerancë me retorikë nxitëse dhe të kërkojë konflikte të reja. Fjalët e tyre flasin vetë!”

Si për të kundërshtuar fjalët e zyrtarit serb, vetë presidenti Vuçiç mori pjesë në një stërvitje të fundit ushtarake ku kërcënoi Kosovën se po të mos ishte KFOR-I, ushtria e tij do t’i rrëzonte dronët bajraktar përtej kufirit dhe do të kryente veprime të tjera luftarake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos