A do të konstituohet Kuvendi i Kosovës? Albin Kurti takim me Fatmir Limajn

Nga A2 CNN
19 Korrik 2025, 17:21 | Politikë

A do të konstituohet Kuvendi i Kosovës? Albin Kurti takim me Fatmir

Ka përfunduar takimi mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me kryetarin e Nismës Socialdemorkate, Fatmir Limaj.

Takimi është mbajtur në një nga lokalet në Prishtinë, në afërsi të selisë së partisë së Limajt, shkruan A2 CNN.

Deri më tani, nuk ka detaje mbi ecurinë e takimit dhe nëse ka pasur përafrim të qëndrimeve mes dy partive që do të çonte në një marrëveshje politike.

Vetëvendosje dhe Nisma po negociojnë me muaj për një mundësi bashkëpunimi pa ndonjë rezultat, shkruan A2 CNN.

Arsyeja është fakti që Limaj kërkon postin e kryeparlamentarit, por Kurti nuk ka qenë i gatshëm për këtë kompromis. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos