Abdixhiku për ftesën e Kurtit: Do t’i kthejmë përgjigje zyrtare

Nga A2 CNN
5 Maj 2025, 13:06 | Politikë

Abdixhiku për ftesën e Kurtit: Do t’i kthejmë

Pas takimit me grupin parlamentar të LDK-së Lumir Abdixhiku, deklaroi se ende nuk e ka parë letrën e Kurtit ku e fton për koalicion qeverisës. Para mediave, ai tha se fillimisht do të shohë letrën në zyrë dhe më pastaj do t’i përgjigjet Kurtit, ndërsa me deputetët e LDK-së ka patur vetëm një drekë dhe asnjë diskutim tjetër.

“Më lejoni të shkoj në zyrë dhe të shoh letrën e më pas do të kthej një përgjigje me kohë. Ishte vetëm një drekë me deputetë, asnjë diskutim tjetër. I lus edhe njerëzit tanë që gjendjen e tanishme të trajtojnë pa arrogancë. Do të kthejmë përgjigje zyrtare siç i takon një partie”, u shpreh ai pas takimit grupin parlamentar.

Pas dështimit për herë të 11-të të seancës në Kuvendit, Kurti i dërgoi një letër Lumir Abdixhikut, ku e ftonte për koalicion qeverisës në funksion të shtetit dhe qytetarëve për të shmangur zgjedhjet e parakohshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos