Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka propozuar një qeveri nacionale të tranzicionit me të gjitha partitë shqiptare deri në zgjedhjen e presidentit të ri.
“Është krizë e thellë institucionale, kryesisht për shkak të dështimit të partisë së parë që të krijojë partneritete politike për krijimin e një shumice”.
Zgjidhjen nga kjo bllokadë, ai tha se LDK e konsideron të rëndësishme.
“Në përputhje me këtë, LDK dhe unë si kryetari i saj, propozojmë nisjen e një procesi të ri politik dhe kjo zgjidhje kërkon edhe përgjegjshmëri edhe unitet, por mbi të gjitha kërkon vetëdije të lartë politike nacionale. LDK propozon nisjen e këtij procesi, fillimisht konsultativ me të gjitha partitë politike shqiptare me qëllim formimin e qeverisë nacionale të tranzicionit. LDK kërkon unitet gjithëshqiptar në këtë periudhë dhe formimin e qeverisë nacionale të tranzicionet, një qeveri me afat të caktuar deri në zgjedhjen e presidentit të ri”, tha Abdixhiku. (A2 Televizion)