Kriza politike në kushtetuese, ekspertet: Presidentja të ndërhyjë për të ofruar zgjidhje politike

Nga A2 CNN
5 Maj 2025, 20:29 | Politikë

Për të zhbllokuar ngërçin politik, njohës të çështjeve juridike dhe politike po kërkojnë që Presidentja Vjosa Osmani të ndërhyjë si nga ana kushtetuese dhe politike.

Konkretisht kërkohet dërgimi në Gjykatën Kushtetuese të rastit në kuvend për të dhënë një interpretim të ri.

Analistja Magbule Shkodra për A2CNN thekson se roli i presidentes është që të lehtësojë në procesin e ndërtimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve.

Shkodra tregon edhe një mënyrë se si presidentja mund të ndihmojë në tejkalimin e krizës.

Presidentja Osmani në letrën e fundit iu përgjigj kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, duke i përmendur atij dhe deputetëve detyrimet e tyre kushtetuese për legjislaturën e re. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos