Refuzohet votimi i fshehtë, Kuvendi i Kosovës sërish dështon të konstitutohet

Nga Ideal Gola
5 Maj 2025, 15:18 | Politikë

Fillimjava nuk solli asnjë të re nga mbledhja e Parlamentit, e cila zgjati vetëm pak minuta, pasi përpjekja për të pasur një votim të fshehtë dështoi pas kundërshtimit të PDK-së, LDK-së, Listës Serbe dhe AAK-së. Refuzimi për votim të fshehtë arsyetohet nga partitë që deri dje ishin në opozitë si shkelje kushtetuese.

Ato akuzojnë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se nuk i ka votat për Qeverinë, prandaj po e zvarrit procesin e konstituimit të Kuvendit.

“Në mungesë të besimit, në mungesë të numrave, në mungesë të shumicës për t’u bërë vetë kryeministër, Albin Kurti po luan me Albulena Haxhiun, duke e mbajtur atë si kandidaten e cila nuk ka kaluar, nuk kaloi dhe as nuk do të kalojë në të ardhmen, sepse e ka më të lehtë që ta sakrifikojë atë sesa të dalë e të matet vetë, meqë secili tashmë e di që ai nuk i ka numrat”, tha kryetari i PDK, Memli Krasniqi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se është e nevojshme të gjendet një rrugë për të zgjidhur situatën, duke iu drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos