Gjatë vizitës shtetërore të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Brunei Darussalam, është nënshkruar marrëveshja për heqjen e vizave ndërmjet Kosovës dhe Brunei Darusaalam, shkruan A2 CNN.
Marrëveshja u nënshkrua nga Presidentja Osmani dhe Madhëria e Tij, Sultan Haji Hassanal Bolkiah. Ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe një lehtësim konkret për qytetarët tanë, duke përmirësuar ndërlidhjen, shkëmbimet kulturore dhe ekonomike.
Presidentja Osmani e vlerësoi këtë marrëveshje si një tjetër dëshmi e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sulltanatit të Bruneit. (A2 Televizion)