Acarohet Beogradi? Nesër duhet të jetë edhe vetë Serbia pjesë e një aleance të tillë

Nga Tomorr Avdia
20 Mars 2025, 20:29 | Politikë

Jehona e marrëveshjes mes tre shteteve kroate, shqiptare dhe të Kosovës, ndihet ende dhe zhurmën e bënë vetëm Serbia. Në një intervistë për “Ditarin e Kosovës” dhënë gazetarit të A2 CNN Tomorr Avdia, zëvendësministri i Mbrojtjes i Kosovës Shemsi Syla, ka sqaruar për të disatën herë se kjo marrëveshje nuk është për sulm, por për mbrojtje.

Sipas zotit Syla që të tregonte se vërtet është vend që garanton stabilitet në rajon fare mirë Serbia mund të ishte pjesë e një marrëveshjeje të tillë bashkë me të tjerët, por nëse nuk e bën këtë tregon se ka qëllime ekspansioni ndaj Kosovës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos