Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në një takim kreun e Agjencisë së Inteligjencës Amerikane, William Burns, gjatë vizitës që ky i fundit është duke zhvilluar në Prishtinë.
Lajmi për takimin është konfirmuar dhe nga burime brenda qeverisë së Kosovës, por pa dhënë detaje të mëtejshme.
Takim Kurti-Burns vjen një ditë pasi zyrtari i lartë amerikan u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe shefin e AKI-së, Petrit Ajeti.
Më herët, Burns qëndroi në Sarajevë e më pas edhe në Beograd, në një tur vizitash që është duke bërë në Ballkan. (A2 Televizion)