Kushtëzimi i pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me themelimin e Asociacionit duke se ka lënë pak shpresa për një rezultat pozitiv në Komitetin e Ministrave javën e ardhshme. Për njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare, Qeveria është dashur të bëjë të pamundurën që t’i sigurojë anëtarësimin vendit në Këshillin e Evropës pasi do ta rreshtonte mes shteteve të konsoliduara.
Megjithëse Asociacioni nuk është një obligim që mund t’i shmanget, shteti mund ta përdorë këtë kartë që të përfitonte më shumë.
“Asociacioni do të duhej të ishte për mua për anëtarësimin në NATO ose në Bashkimin Evropian, por që Qeveria e Kosovë njëfarë mënyrë nuk është treguar strategjike duke ndërtuar një mosbesim e solli para aktit të kryer dhe normalisht që çdo qeveri do ta refuzonte një gjë të tillë”, tha Dritëro Arifi, Profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.
Sipas Arifit, partnerët ndërkombëtarë kanë një mosbesim ndaj Qeverisë së Kosovës dhe do t’i kërkojnë themelimin e Asociacionit pas çdo përpjekje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
“Sipas këndvështrimit evropian ndoshta janë të vetmet mekanizma që mund të na detyrojnë të bëjmë diçka para se të anëtarësohemi, kjo tash është bërë realitet dhe tash do të ballafaqohet jo vetëm kjo qeveri por secila që vjen do të ballafaqohet me këtë realitet”, tha ai.
Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova nuk e pranon Asociacionin si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës duke lënë pak shpresa së anëtarësimi mund të ndodh këtë muaj. (A2 Televizion)