Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një takim me ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas Greenfield, e cila njëkohësisht është anëtare e kabinetit të presidentit Joe Biden.
Osmani u takua me Greenfieldin në kuadër të Samitit ShBA-Afrikë, ku u fol për situatën e sigurisë në rajon.
“Sot, në kuadër të Samitit SHBA-Afrikë, në takim me të diskutuam për situatën e sigurisë në rajonin tonë si dhe për mbështetjen amerikane për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, tha Osmani. (A2 Televizion)