Baerbock dhe Kurti, dakordësi se si mund të hapet rruga e Kosovës për anëtarësim në KiE

Nga Tomorr Avdia
27 Prill 2024, 09:41 | Politikë

Baerbock dhe Kurti, dakordësi se si mund të hapet rruga e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka dalë me një njoftim për takimin që kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, ka pasur të premten me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në njoftim thuhet se ky takim ka ardhur tri javë para mbajtjes së mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës ku do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

MPJ gjermane theksoi se në takim Baerbock dhe Kurti kanë folur rreth asaj se si mund të hapet rruga për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Pak më pak se tre javë deri në Komitetin e Ministrave të KiE në Strasburg. Baerbock diskutoi me Albin Kurtin në margjinat e petersberg24 se si të hapet rruga për anëtarësimin e Kosovës në KiE”, thuhet në njoftimin e MPJ gjermane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos