BE: Formoni institucionet! Kuvendi i Kosovës pret publikimin e aktgjykimit të plotë

Nga Ideal Gola
1 Tetor 2025, 19:45 | Politikë

Kuvendi i Kosovës është në pritje të publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb para se të vijojë me seancën konstituuive.

Aktgjykimi i plotë pritet të qartësojë edhe procedurat e propozimit dhe të votimit për kandidatin për nënkryetar në përpjkje për t’i dhjënë zgjidhje ngërçit institucional.

Ambasadori i Bashkimit Europian, Aivo Orav, tha se po analizojnë vendimin e fundit të Kushtetueses, por iu kërkoi të gjitha partive që të konstituojnë Kuvendin dhe të formojnë sa më parë Qeverinë e re, shkruan A2.

“Ne, ashtu si njerëzit në Kosovë, e kemi marrë këtë informacion tash kohët e fundit, në të njëjtën mënyrë edhe bashkësia ndërkombëtare e mori po ashtu kohët e fundit dhe ne po e analizojmë për momentin. Por sigurisht shpresa jonë është që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe shpresojmë që të ketë një qeveri me mandat të plotë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Orav.

Pavarësisht vendimit të tretë të Kushtetueses në lidhje me konstituimin e Kuvendit, situata nuk duket shumë e qartë. Kjo lidhet sidomos me mungesën e pasojave pas skadimit të afatit të dhënë për të zgjedhur nënkryetarin.

Eugen Cakolli, monitorues i Kuvendit, deklaroi: “Unë besoj që gjykata duhet sidomos tani, absolutisht ta trajtojë kërkesën e dërguar nga presidentja Osmani dhe të jap përgjigje se çfarë ndodh në rast se kalohet afati 30 ditor gjegjësisht në rastin tonë 12 ditët e mbetura të afatit sepse nuk ka sens të ketë një afat të cilit nuk i dihet pasojat ndonëse besoj se pasoja e vetme logjike në tërë këtë situatë mund të jetë shkuarja në zgjedhje”.

Monitouresit e punës së Kuvendit thonë se përfshirja e gjykatës e ka rënduar edhe më shumë situatën, pasi Parlamenti do të ishte i konstituuar në rast se do të ndiqeshin praktikat e mëhershme: “Po problemtizohet besoj unë për motive të pastra elektorale për shkak se jemi vetëm në një proces zgjedhor dhe duket që ka një lloj dakordimi në heshtje mes të gjitha palëve që mbase zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për ngërçin dhe polarizimin që është shkaktuar në vend gjatë muajve të fundit”.

Seanca konstituuive ka nisur më 15 prill, por pa sukses për ta përfunduar.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos