Sot përfundon masa e përkohshme nga Gjykata Kushtetuese për Kuvendin e Kosovës

Nga A2 CNN
30 Shtator 2025, 09:06 | Politikë

Sot përfundon masa e përkohshme nga Gjykata Kushtetuese për

Sot përfundon masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese me 5 shtator me të cilën ka pezulluar të gjitha veprimet dhe vendimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kjo masë e pezullimit erdhi si pasojë e ankesës së Listës Serbe pasi Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedh një nënkryetar nga minoriteti serb, transmeton KosovaPress.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e kishte ndërprerë seancën konstituive duke e cilësuar si të konstituuar institucionin legjislativ.

Kryeparlamentari Dimal Basha në seancën që ka nis zgjedhja e nënkryetarëve nga komuniteti serb, ka ndarë procesin e votimit për nënkryetarët nga radhët e komuniteteve.

Këtë procedurë Lista Serbe e pati quajtur si kundër ligjeve dhe rregullores së Kuvendit. Megjithatë, nëntë deputetët e kësaj partie nuk kanë marrë shumicën e votave në Kuvend për t’u zgjedhur nënkryetar.

Votat nuk i mori as deputeti tjetër serb, Nenad Rashiq, që nuk i takon këtij grupi./KosovaPress. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos