Dështimi i 24-t në Kosovë, nuk votohet komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë

Nga A2 CNN
31 Maj 2025, 11:51 | Politikë

Dështimi i 24-t në Kosovë, nuk votohet komisioni për

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 11 shkurtit. Për herë të 16 u tentua të ngrihet komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë që u refuzua nga PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK.

Edhe në seancën e mbajtur paraditen e të shtunës deputetët nuk votuan për formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimi të fshehtë për kryeparlamentarin e ri.

Kjo mënyrë votimi u propozua më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, në disa votime të hapura nuk mori 61 votat e nevojshme për t`u zgjedhur në këtë post. Dështimet e njëpasnjëshme po ndodhin pavarësisht thirrjes së ndërkombëtarëve dhe shoqërisë civile për krijimin sa më shpejt të institucioneve të reja. 

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill. Deri tani, deputetët kanë kaluar dy pika të agjendës: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve. Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos