2 vjet nga sulmi i bandave serbe, Sveçla: Zveçani e veriu sot frymojnë ndryshe

Nga A2 CNN
30 Maj 2025, 07:07 | Politikë

2 vjet nga sulmi i bandave serbe, Sveçla: Zveçani e veriu sot

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka përkujtuar dyvjetorin e sulmeve të bandave kriminale, të drejtuara dhe organizuara nga Serbia, ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

Serbët ishin mbledhur për të mos lejuar marrjen e detyrës nga kryetarët në katër komunat në veri.

Në përleshje me bandat serbe, 93 ushtarë të KFOR-it janë plagosur, disa prej të cilëve pësuan lëndime të rënda.

Sveçla tha se sot bandat kriminele serbe në veri janë shpartalluar, ndërkohë që kryetarët po punojnë normalisht dhe qytetarët po marrin shërbimet e nevojshme.

“Zveçani dhe veriu sot frymojnë ndryshe”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

KFOR-i pati deklaruar asokohe se sulmet ishin të paprovokuara dhe të papranueshme, ndërsa Kosova ka fajësuar grupet e afërta kriminale me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Pas dhunës në veri në maj 2023, dhe sulmit terrorist më vonë në shtator të atij viti nga terroristi Milan Radoiçiq në Banjska të Zveçanit, ku mbeti  vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, misioni KFOR-i pati shtuar praninë ushtarake në rreth 4.700 ushtarë. Kosovapress. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos