Kuvendi i Kosovës sërish nuk arriti të zgjedh kryeparlamentarin pavarësisht se pati tri kandidatura të ndryshme, dy ministra dhe një deputet. Hekuran Murati ishte sërish kandidat i propozuar për kryeparlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje në seancën e së dielës.
Në përpjekjen e dytë Murati mori 55 vota “për”, 46 ishin “kundër” ndërsa 5 deputetë “abstenuan”. Në propozimin e dytë në votim u hodh Arbërie Nagavci, ministre në detyrë e Arsimit. Edhe Nagavci mori 55 vota “për”, 47 ishin “kundër” ndërsa 4 deputetë “abstenuan”. Për herë të parë, Vetëvendosje hodhi propozim një kandidat që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë.
Deputeti Dimal Basha mori 57 vota “për”, 25 ishin “kundër” ndërsa 24 deputetë “abstenuan”. Deri më tani Hekuran Murati ka konsumuar dy raunde votimi ndërsa nga një Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha. (A2 Televizion)