
Është shtyrë sërish seanca në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e presidentit. A2 CNN raporton se seanca është shtyrë për në orën 23:00.
Kjo është hera e tretë sot që kuvendi i Kosovës dështon, pasi opozita bojkotoi sërish seancën, duke deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e “lojës” së Albin Kurtit.
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se deputetët e partisë së tij nuk do të marrin pjesë në aktivitetet që i konsiderojnë si “show”, duke i cilësuar të njohura për shkelje të Kushtetutës. (A2 Televizion)