Seanca e radhës në orën 19:00, Haxhiu thërret pa sukses emrat e deputetëve opozitarë

Nga A2 CNN
28 Prill 2026, 16:19 | Politikë

Seanca e radhës në orën 19:00, Haxhiu thërret pa sukses

Në nisje të seancës për zgjedhjen e presidentit, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë sërish thirrje deputetëve të opozitës që të jenë të pranishëm në sallë dhe të marrin pjesë në votim, duke u bazuar në detyrimet për pjesëmarrje në punimet e Kuvendit nga aktgjykime të ndryshme dhe sipas Ligjit për Deputetët, raporton A2 CNN.

Sipas këtij ligji, deputetët kanë obligim të marrin pjesë në seanca dhe të njoftojnë Kryetarin e Kuvendit për mungesat e tyre.

“I lus ata që të vijnë në këtë seancë, ku si pikë e rendit të ditës është zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu.

Ndërkohë seanca është shtyrë për në orën 19:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos