Thirrja e fundit e Albin Kurtit për opozitën: Bllokimet nuk ju çojnë askund. E keni vendin në Kuvend

Nga A2 CNN
28 Prill 2026, 17:12 | Politikë

Thirrja e fundit e Albin Kurtit për opozitën: Bllokimet nuk ju

Pasi akuzoi opozitën për bllokimin e zgjedhjes së presidentit, kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje Lumir Abdixhikut e Bedri Hamzës që të vijnë në Kuvend. Në një konferencë për mediat ai tha se bllokimet nuk e çojnë askund opozitën.

“15 deputetët e LDK janë të paqartë, nëse mbështesin Vjosa Osmanin. Tregonin që janë bashkë, po për ç' ka? Të më tregojnë dhe unë i pranoj edhe ashtu bashkë. Me gjysmë kandidat nuk shkohet në kuvend. Ne bëjmë kandidatin e plotë le ta sjellin dhe të shkojmë në garë. Dhe sot Kosova bëhet me presidente të re, varet kush fiton. E keni vendin në Kuvend. I lus Lumir Abdixhikun e Bedri Hamzën të vijnë në Parlament për të zgjedhur Presidentin. Abdixhiku s'ka pasur asnjë propozim. Dje pas orës 23.00 dolën emrat por  s'përmendnin Osmanin. Mbrëmë i kam shkruar edhe Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhikut, po nuk mu përgjigjën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos