Kurti akuza opozitës për bllokimin e Presidentit: Ne i bëmë përpjekjet që Kosova të mos shkojë në zgjedhje, morëm refuzime

Nga A2 CNN
28 Prill 2026, 16:58 | Politikë

Kurti akuza opozitës për bllokimin e Presidentit: Ne i bëmë

Opozita ka vetëm një qëllim, bllokimin e qeverisjes sonë me rezultat historik. Kështu u shpreh kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas dështimit të dy seancave në Kuvend për zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, kreu i ekzekutivit, tha se bojkotimi i seancave plenare përbën veprim joshtetëror dhe antiinstitucional, duke e cilësuar këtë qasje si të dëmshme për demokracinë dhe rendin institucional, shkruan A2 CNN.

“Konsideroj se është bërë mjaftueshëm e qartë që opozita në Kosovë nuk ka qëllim tjetër përveç se bllokimit. Tash e sa kohë sjelljet e kësaj opozite janë kryekëput jo shtetërore dhe anti-institucionaliste. Ajo është e interesuar vetëm një gjë, bllokimin e qeverisjes sonë, e cila në akt mandat ka rezultat historik. Në këto rrethana e gjithë kjo bllokadë opozitare përmes bojkotit të seancave plenare nuk mund te quhet ndryshe pos mosnjohje e rezultatit zgjedhore dhe vullnetit popullor të shprehur qartë më 28 dhjetor të vitit që lamë më pas”, u shpreh Kurti, raporton A2 CNN.

Ai tha se qeveria i ka bërë të gjitha përpjekjet që Kosova mos shkojë në zgjedhjet e parakohshme, por ka marrë vetëm refuzime.

“Duan të kundërshtojnë pakon ekonomike për qytetarët, bashkë me listën serbe. Ne i kemi bërë të gjitha përpjekjet që Kosova mos shkojë në zgjedhjet e parakohshme. Morëm vetëm refuzime, ne bëjmë propozime. Abdixhiku e Hamza nuk sollën asnjë emër. PDK e LDK mund të propozojnë 1 kandidat se aq deputetë kanë. As në Debat dje nuk erdhën Konjufca e Kollçaku hapën rrugën, u tërhoqën. Ofruam Feride Rushitin e Harixhe Hoxhën Zonjën Rushiti dje e kanë lavdëruar, ndërsa sot futen skutave dhe e kërcënojnë doktoreshën”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos