Sot pritet të mbahet në Bruksel raundi i ri i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ku negociatorët kryesorë do të diskutojnë vendimin e Bankës Qendror të Kosovës për dinarin.
Delegacioni i Kosovës do të drejtohet nga Bisnik Bislimi, ndërsa ai i Beogradit nga Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Petar Petkoviç.
Ky është raundi i shtatë i dialogut, ku do të diskutohet çështja e ndalimit të dinarit si monedhë përdorimi në Kosovë. Të hënën, emisari special i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, tha se është i bindur se palët do ta arrijnë një marrëveshje.
Ndërkaq, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se nga Kosova dhe Serbia pret që të tregojnë fleksibilitet dhe gatishmëri për të arritur një kompromis. (A2 Televizion)