Kosova ishte temë diskutimi mes ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Djuric dhe ministres për Europën e Punët e Jashtme të Austrisë, Beate Meinl Reisinger, e cila qëndroi këtë të martë në Beograd.
Duke folur për dialogun, Djuric tha se i kishte kërkuar zyrtares së lartë austriake që të mbrohen të drejtat e popullit serb në veriun e Kosovës.
“Ne besojmë se është e rëndësishme që të drejtat e popullit serb në Kosovë të mbrohen, që marrëveshjet e arritura, 10 ose 12 vjet më parë, të Kosovës, të zbatohen dhe që misioni i z. Sorensen, i cili ka për detyrë të kontribuojë në normalizimin e situatës, të mbështetet. Serbia mbetet fuqimisht e përkushtuar për procesin e dialogut nga njëra anë dhe për mbrojtjen e të drejtave kolektive të popullit serb në territorin e Kosovës”, tha Djuric.
Ai shtoi më tej se kishte informuar ministren austriake për problemet që lindën si rezultat i veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara të Prishtinës dhe rritjes së tensioneve në veri. (A2 Televizion)