“Do të qëndrojmë aty”, KFOR i përgjigjet Kurtit: Ura e Ibrit hapet me dialog

Nga Xhevahir Qardaku
10 Shtator 2024, 19:37 | Politikë

KFOR i ka kthyer menjëherë përgjigje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke konfirmuar qëndrimin se hapja e urës duhet të bëhet përmes dialogut dhe në koordinim me ndërkombëtarët, siç raporton A2.

Kolonel Salvatore Mascoli, zëdhënës i KFOR-it, u shpreh: “Për sa i përket çështjes së mundësisë së hapjes së Urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë për automjete, qëndrimi ynë ka qenë transparent dhe i qëndrueshëm gjatë gjithë kohës. Çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim të duhur e efektiv me komunitetin ndërkombëtar. Në ndërkohë, KFOR-i do të mbajë prezencën e tij fikse në urë dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth. Së fundmi, disa aktivitete trajnuese janë kryer nga personeli i KFOR-it në urë. Këto ishin pjesë e aktiviteteve tona të rregullta të krijuara për të testuar procedurat operacionale afatgjatë dhe për të ruajtur standardin më të lartë të gatishmërisë së trupave tona. KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën. Ne jemi të vendosur mirë për të adresuar çdo skenar sigurie dhe për të vazhduar zbatimin efektiv të mandatit tonë të OKB-së”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos