“Donte të provokonte Serbinë”, Policia e Kosovës përgenjështron lajmet për kalim të kufirit

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2024, 12:29 | Politikë

“Donte të provokonte Serbinë”, Policia e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar ashpër kundrejt Kosovës për kalim të paligjshëm, sipas tij, të vijës administrative nga ana e Policisë së Kosovës.

Vuçiç në një intervistë për median serbe, RTS, i ka kërkuar amerikanëve që të reagojnë pasi, sipas tij, Kurti e ka bërë këtë veprim me qëllim që Serbia të hyjë në një konflikt me NATO-n.

“Kurti e ka urdhëruar me qëllim këtë, ka pritur që këta persona të likuidohen dhe kjo do të jetë arsyeja për ta futur NATO-n në konflikt me Serbinë”, tha Vuçiç pa dhënë prova, në intervistën për median serbe, përcjell A2 CNN.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka pretenduar se Policia e Kosovës, të enjten, ka kaluar në mënyrë të paautorizuar në territorin e Serbisë. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Policisë së Kosovës, duke i quajtur të pavërteta pretendimet e autoriteteve serbe.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos