“Hashim, mos bëj marrëveshje me Rusinë”, Dervishi tregon çfarë i tha Bill Clinton-Thaçit

Nga A2 CNN
17 Shtator 2026, 22:53 | Politikë

Gazetari Lutfi Dervishi tregoi se çfarë i ka thënë Hashim Thaçit ish-Presidenti amerikan Bill Clinton, gjatë një takimi në Nju Jork.

“Ka pasur një takim në atë kohë të zotit Thaçi me ish-Presidentin Clinton në Nju Jork dhe në atë kohë Clinton i jep një këshillë Thaçit: mos u përpiq ti si person të bësh marrëveshje me Rusinë, sepse çështja e Kosovës zgjidhet si pjesë e një pakete kur SHBA-ja do të bëjë një marrëveshje me Rusinë. Pra, nuk është çështje qëndrore bazike”, u shpreh Dervishi në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Sipas tij, do të ishte mirë të zhbëhej Gjykata Speciale, por këtë gjë mund ta bëjë vetëm SHBA-ja.

“Shumë mirë të zhbëhet Gjykata Speciale, por këtë gjykatë e zhbëjnë ata që e bënë. Pra, nëse do të ketë ndonjë interes, këtë e bëjnë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, nuk më duket se ka ndonjë gjë të re që nga koha e Tuqididit, 2500 vjet përpara, kur thoshte që është koha që i forti bën çfarë të dojë dhe i dobëti mban aq sa i bie në kurriz”, theksoi gazetari Lutfi Dervishi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos