“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Informohu, gjuha shqipe është e sanksionuar në Maqedoninë e Veriut nga Marrëveshja e Ohrit

Nga A2 CNN
17 Shtator 2026, 21:06 | Politikë

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, u shpreh se është i indinjuar me Albin Kurti “sa i takon prononcimit të tij lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare” në Maqedoninë e Veriut.

“Unë jam i indinjuar me zotin Kurti sa i takon prononcimit të tij lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Kam kërkuar nga zoti Kurti që ai të marrë informacion të mjaftueshëm, sepse gjuha shqipe është zyrtare, ka ligj mbi përdorimin e gjuhës, gjuha shqipe është e sanksionuar nga Marrëveshja e Ohrit dhe po u hoqe gjuhën shqipe nga përdorimi zyrtar shqiptarëve të Maqedonisë, gjërat nuk do shkojnë mirë. Kështu e kam shpjeguar edhe për Uashingtonin, edhe për Brukselin, edhe për Prishtinën, edhe për Tiranën. Çdo iniciativë dhe letër të hapur apo dokumentacion që kam përcjellë për Tiranën dhe Prishtinën, e ka Brukseli, e ka edhe Uashingtoni”, tha Ahmeti në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Ne duam paqen, stabilitetin, sigurinë. Duam respekt ndaj Marrëveshjes paqësore të Ohrit, konsideratë ndaj Marrëveshjes së Ohrit, të realizohet në frymë e në germë Marrëveshja e Ohrit, zgjidhje problemesh me fqinjët të integruar në Bashkimin Europian, Ballkan i hapur me Shqipëri, Maqedoni, Kosovë e Malin e Zi, por bashkë në Europë. Dhe për t'i bërë të gjitha këto, ne na duhet guxim, ne na duhet punë e përditshme e t'i lëmë pas krahëve zënkat e përplasjet”, shtoi kreu i BDI-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos