Incidenti me Vjosa Osmanin në aeroport, Albin Kurti e komenton për herë të parë nga Shkupi

Nga A2 CNN
5 Gusht 2024, 13:14 | Politikë

Në konferencën e përbashkët për mediat me homologun e tij maqedonas, Hristijan Miskocki, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar për të parën herë incidentin e ndodhur pak ditë më parë në aeroportin e Shkupit me presidenten Vjosa Osmani.

Shefi i qeverisë së Prishtinës e ka konsideruar një përvojë të rëndë atë që ka përjetuar Osmani, e cila ka qenë duke udhëtuar përmes terminalit VIP me familjen.

Kurti nënvizon se do të ketë një raport të plotë për ngjarjen dhe me palën maqedonase ka pasur komunikim të vazhdueshëm për të shmangur incidente të ngjashme.

“Pa dyshim ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes Vjosa Osmani, me dy gusht në aeroportin e Shkupit, ka qenë me familje dhe me dy vajza të vogla. Autoritet e Maqedonisë së Veriut, krerët e shteti këtu kanë shprehur keqardhje për rastin. Do të ketë raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje, dhe ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur dhe mos të përsëritet kurrë më një situatë e tillë”, u shpreh Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos