Marlind Laçi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, theksoi se “duhet të investojmë tek forcimi i faktorit shqiptar në Ballkan”.
Sipas tij, “pa unifikimin e qëndrimeve në raport me marrëdhënien ndërkombëtare, neve nuk mund të mbijetojmë për shumë gjatë në këtë botë të egër që po vjen”.
“Serbët vuajnë nga romanticizmi nacionalist. Të mendosh se si i bënë homazhet Ratko Mlladiçit, kasapit të Srebrenicës, dhe të pretendosh që të ulesh në tavolinë… Neve nuk mund të presim tani që Serbia të na njohë. Neve duhet të investojmë tek forcimi i faktorit shqiptar në Ballkan dhe pa një dialog midis dy qeverive, Tiranës zyrtare, Shqipërisë londineze, Kosovës dhe unifikimi i qëndrimeve në raport me marrëdhënien ndërkombëtare, neve nuk mund të mbijetojmë për shumë gjatë në këtë botë të egër që po vjen”, tha Laçi në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli.
(A2 Televizion)