“Vendimi për krerët e UÇK-së u mor nga disa gjyqtarë mafiozë”, Nazarko: Nuk është qëndrimi i Perëndimit

Nga A2 CNN
16 Shtator 2026, 23:34 | Politikë

Gazetari Mentor Nazarko deklaroi se vendimi për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “u mor nga disa gjyqtarë mafiozë” dhe, sipas tij, nuk është aspak qëndrimi i Perëndimit.

“Qëndrimi i Gjykatës Speciale nuk është qëndrim i Perëndimit. Ai është një ishull hibrid i disa gjyqtarëve mafiozë, prokurorëve mafiozë, që mbahen me rroga super të larta e me dieta, me rroga që shkojnë qindra mijëra euro dhe për këtë gjykata ka interes që të zgjasë pafund procesi. Dhe është një ishull i aksesueshëm nga shërbime, interesa private, që ka funksionuar me Liberinë, Ruandën, ish-Jugosllavinë… është drejtësi special”, tha Nazarko në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Kjo është arsyeja pse nuk duhet prishur raporti me Perëndimin, përkundrazi”, shtoi gazetari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos