Kërkesa e opozitës për hetim, Ministrja e Drejtësisë për përgjimin: Dështuan në rrëzimin tonë

Nga A2 CNN
5 Qershor 2024, 20:01 | Politikë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, refuzon thirrjen e opozitës për të nisur një hetim ndaj shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, lidhur me përgjimet me terroristin Radoiçiç.

Ajo e konsideron këtë një përpjekje të pakicës parlamentare për të mbuluar dështimin me rrëzimin e qeverisë.

“Unë nuk e di që kemi dëgjuar ndonjëherë që opozita kërkon që Serbia ta dorëzojë Milan Radoiçiqin. Një opozitë që një terrorist që ka bërë sulm terrorist në Republikën e Kosovës, asnjëherë nuk po kërkojnë që Serbia ta dorëzojë atë. Asnjëherë nuk kanë kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë që t'i bëjnë presion Serbisë që t'i dorëzojë terroristët jo vetëm Radoiçiq, por edhe të tjerët që kanë kryer sulme terroriste, tash paskan kërkuar hetim ndaj Mimoza Kusarit.

Unë mendoj që kjo është një përpjekje për ta larguar vëmendjen nga një dështim spektakolar që e patën për rrëzim të qeverisë apo për shkuarje në zgjedhje. Opozita duhet të jetë e bashkuar, por ju e keni parë, njëra kërkonte rrëzim të qeverisë, tjetra dorëheqje të qeverisë, tjetra shpërndarje të Kuvendit. Ne kemi thënë që të gatshëm për zgjedhje jemi kurdo që ata dëshirojnë”, u shpreh ministrja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos