Pesë ditë para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore në Kosovë, KQZ ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e Zgjedhjeve të rregullta parlamentare më 9 shkurt të 2025..Lëvizja Vetëvendosje në pushtet do të ketë numrin 118, Lidhja Demokratike e Kosovës 124, Partia Demokratike e Kosovës PDK 131, ndërsa Koalicioni AAK-NISMA-Lista Konservatore do të ketë numrin 137.
Me këtë rast Kryetari i KQZ-s, Kreshnik Radoniqi u bëri thirrje të gjitha partive dhe palëve të përfshira në procesin zgjedhore të 9 shkurti ti përmbahen ligjit.
Zëdhënësi Valmir Elezi thotë për A2 CNN, se me 9 janar, do të nisë votimi për qytetaret jashtë Kosovës, që do të bëhet me kuti postare në 22 shtete, ku janë regjistruar 104.924 votues.
Sa i përket listës zgjedhore, ajo nuk përputhet me censusin e popullsisë së publikuar pak ditë më parë nga Enti i Statistikave të Kosovës. Sipas Elezit janë dy lista votuesish, pasi ligji i ri për zgjedhjet parashikon tre mënyra votimi për ata shtetas, që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës…
Gjatë hedhjes së shortit Lista Serbe nuk ka pasur përfaqësues, por numri i këtij subjekti në zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë 112. (A2 Televizion)