Aleanca ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës që të jenë transparentë para qytetarëve për zgjedhjen e presidentit konsensual. Nga kjo parti thanë se nuk mund ta ndalojnë një marrëveshje mes dy partive, dhe se prioritet për ta është bashkëpunimi me amerikanët.
“Ne nuk mundemi me ndalë LDK-në që mos me pas një marrëveshje politike, mirëpo të jenë transparentë me publikun dhe qytetarët. Ne nuk mundemi me pengu një marrëveshje LVV-LDK, nëse ata kanë premisat për një marrëveshje të tillë, le të vijnë në Kuvend, të konstituojnë legjislaturën e njëmbëdhjetë dhe mos të shkelin Kushtetutën dhe ta sjellin edhe presidentin”, u shpreh Kadrijaj.
“Për ne me rëndësi është çka dhe jo kush. Për ne është me rëndësi që institucionet e ardhshme të Kosovës a do të fusin Kosovën në projektin e ardhshëm të gazit. A do të krijojnë kapacitete me qymyr për energji dhe të tjera. Në secilin variant, kushdo dhe çfarëdo marrëveshje që del nga partitë e tjera, ne do të shohim çka ka në ato marrëveshje dhe jo kush janë. Aleanca mbetet në qëndrimin e njëjtë se ka qenë e para dhe e vetmja që po flet për përmbajtjen dhe jo emra”, theksoi Burim Ramadani. (A2 Televizion)