Kurti entuziast: SHBA na mbështet, jemi thellësisht mirënjohës

Nga A2 CNN
30 Korrik 2025, 21:01 | Politikë

Edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti ka reaguar lidhur me vazhdimin e programit të MCC për Kosovën, nga shtetet bashkuara.

“Vazhdimi i Programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Kosovën nga administrata e Presidentit Donald Trump është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë. Edhe më shumë të lumtur dhe krenarë na bën fakti që Republika jonë është një ndër shtetet e pakta për të cilat financimi i programeve të MCC-së do të vazhdojë.

Jemi thellësisht e përherë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe angazhohemi çdo ditë për partneritet të fortë e të besueshëm”, shkruan kryeministri Kurti në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos