Vizita e Kurtit në Mitrovicën e veriut ka zemëruar Listën Serbe. Në një reagim ajo e ka cilësuar si provokim ndalesën e Kurtit atje, që siç pretendon shoqërohej nga Forcat Speciale dhe armatimet e gjata.
"Ardhja e papritur përfaqëson një tjetër përpjekje të Kurtit për të larguar vëmendjen e publikut nga fakti se edhe pas shumë muajsh, ai nuk ka arritur të formojë një Kuvend ose të përmirësojë pozicionin e popullit të tij. Si gjithmonë, kur pëson një disfatë në kuptimin politik ose institucional, Kurti përdor një skenar të provuar: sulme ndaj serbëve, institucioneve të Republikës së Serbisë, arrestime dhe bastisje të pabaza, ose rritje të tensioneve në komunitetet serbe. Populli serb sot, ka treguar dinjitet dhe pjekuri politike - duke injoruar këtë cirk provokues me neveri”, tha Lista Serbe, shkruan A2 CNN.
Në reagim, partia me e madhe e serbëve në veri, paralajmëron se kjo qasje e Prishtinës është kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin në terren.
Ajo u bën thirrje ndërkombëtarëve të ndalojnë mbështetjen për Kurtin dhe të mbrojnë të drejtat themelore të popullit serb. (A2 Televizion)
