Kuvendi nuk konstituohet, dështon përpjekja e 29, Kosova në krizën më të rëndë në histori

Nga A2 CNN
9 Qershor 2025, 12:52 | Politikë

Kuvendi nuk konstituohet, dështon përpjekja e 29, Kosova në

Kosova është futur zyrtarisht në krizën politike më të rëndë në histori. Edhe përpjekja e 29-të për të konstituuar kuvendin e ri ka dështuar.

Palët nuk lëvizin asnjë milimetër nga qëndrimet e tyre: Lëvizja Vetëvendosje kërkon që Albulena Haxhiu të votohet si kryetare e kuvendit, ndërsa partitë që legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, kundërshtojnë emrin e saj me pretekstin se nuk e bashkon vendin, por e përçan atë.

Ka disa forca politike që kërkojnë konsultime me forcën e parë për të arritur një emër konsensual, megjithatë Vetëvendosje thekson se caktimi i kandidatit është një e drejtë e fituar në zgjedhje.

Përballë këtij cirku politik me dështime historike, që nuk janë parë në asnjë vend të botës, qytetarët po humbasin durimin. Disa prej tyre, me në krye avokatin Arianit Koci, i vendosën sërish shiritin bllokues hyrjes së parlamentit, por nuk u lejuan nga sigurimi. Megjithatë përplasjet verbale me deputetët nuk kanë munguar.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos