Kurti mesazh urimi për 17 vjetorin e pavarësisë: Rroftë Republika jonë

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2025, 09:55 | Politikë

Kurti mesazh urimi për 17 vjetorin e pavarësisë: Rroftë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu është drejtuar me një mesazh qytetarëve me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së vendit.

Në fjalën e tij para kabinetit qeverisës, Kurti tha se teksa Kosova feston duhet të kujtojë me krenari rrugëtimin e gjatë drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Kushtetua jonë vërtetë është e re , por kultura jonë është e një populli të lashtë e autokton e rrënjosur thellë në historinë tonë të lavdishme. Ne sot nderojmë të gjithë ata që sakrifikuan dhe u flijuan për lirinë tonë”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti theksoi tutje se suksesi i Kosovës është dëshmi e punës së pandalshme në përputhje me amanetin e idealin e dëshmorëve të kombit dhe në përputhje me të drejtat e popullit, dëshirat e rinisë dhe ëndrrat e fëmijëve.

“Urime e gëzuar dita e pavarësisë. Rroftë Republika jonë”, u shpreh Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos