Kurti në Bosnje, Dodik kundërshton vizitën: Ndërlikon situatën në këtë shtet

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2024, 20:32 | Politikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Bosnje-Hercegovinë është takuar me dy anëtarë të Presidencës trepalëshe.

Gjatë vizitës në Sarajevë, ai zhvilloi takime të ndara në Presidencën e Bosnjës me anëtarin kroat, Zhelko Komshiç dhe atë boshnjak, Denis Beqiroviç.

Nga ana e tij, Kurti theksoi se vendimi i Qeverisës së tij për t’i lejuar qytetarët e Bosnjës të udhëtojnë për në Kosovë me letërnjoftime do të kontribuojë shumë në rritjen e bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve.

Vizita e Kurtit në Sarajevë është kundërshtuar nga kreu i entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i cili ka thënë se qëndrimi i kryeministrit kosovar në Bosnje, do ta ndërlikojë situatën në këtë shtet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos