Ka dështuar sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Për herë të 21-të deputetët janë mbledhur sërish, por nuk pati kuorum për të votuar Komisionin për votim të fshehtë, shkruan A2.
53 deputetë votuan pro dhe një kundër. Seanca e ardhshme është caktuar për të martën, në orën 11:00.
Në 13 përpjekjet e fundit seanca po dështon te pika e njëjtë: propozimi i kryesuesit Avni Dehari, që nga votimi i hapur të kalohet në votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Seanca e parë konstituive e legjislaturës së 9-të të Kuvendit të Kosovës u mbajt më 15 prill. Partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit. Por, Haxhiu nuk ka siguruar votat në gjashtë përpjekjet e para në votim të hapur dhe është propozuar të kthehet në votim të fshehtë. (A2 Televizion)