Robelli: Nuk çojnë askund emocionet dhe mallkimet, duhet krijuar ekip i fuqishëm avokatësh për Apelin

Nga A2 CNN
16 Shtator 2026, 22:45 | Politikë

Gazetari Enver Robelli deklaroi se tani duhet të krijohet një ekip i fuqishëm avokatësh për apelimin e vendimit të ditës së sotme, pasi “emocionet dhe mallkimet nuk çojnë askund”.

“Pa dyshim që është një ditë e vështirë dhe e rëndë për Kosovën. I kuptoj plotësisht emocionet e njerëzve. Por, në këto situata as emocionet, as pozat patriotike, as mallkimet nuk çojnë askund. As konfrontimi me bashkësinë ndërkombëtare. Mendoj që duhet të koncentrohemi në Gjykatën e Apelit, në krijimin e një ekipi të fuqishëm të avokatëve të cilët mund ta sfidojnë atë që u shpall sot”, tha Robelli në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Vendimi nuk është ende juridikisht i plotë sepse është vetëm i shkallës së parë. Koncepti apo konstruksioni i ndërmarrjes së përbashkët kriminale për çka të katër krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan, është një koncept problematik juridik dhe në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina ka rënë në shkallën e dytë. Domethënë, ai është dënuar në shkallën e parë, pastaj është liruar në shkallën e dytë. Mendoj që këtu duhet të jetë koncentrimi”, shtoi Robelli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos