Mbyllet zyrtarisht raundi i parë i zgjedhjeve në Kosovë, numërohen kutitë e kontestuara

Nga A2 CNN
23 Tetor 2025, 19:41 | Politikë

Mbyllet zyrtarisht raundi i parë i zgjedhjeve në Kosovë,

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur procesi i rinumërimit të kutive të votimit, për rinumërimin e të cilave mori vendim KQZ në mbledhjen e ditës së mërkurë.

Nga pasditja e ditës së mërkurë dhe deri në orën 15:30 të ditës së enjte, janë rinumëruar 16 kuti të votimit.

Ky shënon edhe fundin e numërimit të votave për raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje duke e trajtuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos